“Gjashtë sy janë më mirë se dy”, Janku i bën moviolën derbit

schedule23:49 - 13 Korrik, 2020

schedule 23:49 - 13 Korrik, 2020

Albano Janku, specialisti i gjykimit në emisionin “Pressing” në ABC News, ka diskutuar mbi një rast të diskutueshëm në derbi. Është një moment që pretendohet për penalltinë, kur Ngoo përfundoi i shtrirë në tokë.

Janku, në lidhje me atë moment, tha: “Ishte një nga ndeshjet më të menaxhuara. Siç ishte e vakët loja. Pati vetëm një rast, atë të minutës së 60-të. U pretendua për penallti. Hoxha ka shmangur topin, e ka hequr. Duhet të kishte këndore. Nuk ka simulim”

Arbi Laçi, drejtori sportiv i Tiranës, dha gjithashtu mendimin e tij: “Gjashtë sy janë më mirë se dy. Nëse do jepej, nuk do të ishte gabim. Pastaj e ka vjedhur apo jo, ëshët diskutim tjetër. Ne nuk është se kemi reklamuar”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!