Gjashtë shqiptarë në parlamentin e ri të Malit të Zi

schedule22:23 - 11 Qershor, 2023

schedule 22:23 - 11 Qershor, 2023

Në parlamentin e Malit të Zi të dalë nga zgjedhjet e 11 Qershorit do të ketë në përbërje 6 deputetë shqiptarë, 4 nga partitë nacionale shqiptare dhe dy nga partitë qytetare.

Dritan Abazoviç ( URA), Drita Llolla ( DPS) ndërsa nga partitë nacionale në parlament do të jenë pjesë Mehmet Zenka nga Unioni Demokratik i Shqiptarëve, Genci Nimanbegu i Aleancës Shqiptare si dhe Nikollë Camaj dhe Ferhat Dinosha nga Forumi Shqiptar.

Shumicën e votave, me 26 përqind, e ka marrë lëvizja “Evropa Tani”, ndjekur nga aleanca “Së bashku” e përbërë nga DPS-SD-LP-DUA me 23.9 për qind.

Koalicioni “Për të ardhmen e Malit të Zi” ka marrë 14.8 për qind, koalicioni Demokratët dhe URA e drejtuar nga Dritan Abazoviç 12.3 për qind. Forumi Shqiptar ka marrë 2 për qind, Aleanca Shqiptare 1,5 për qind.

Rezultatet e publikuara nga Qendra e Monitorimit:

– Partia Boshnjake – 6,8 për qind – 6 mandate parlamentare 

 – Në anën e djathtë të botës” (HGI) – 0,6 për qind – një mandat 

 – “Drejtësia për të gjithë” – 2,9 për qind – pa mandat 

– “Za tebe” (PKSH dhe Demos) – 3.2 për qind – dy mandate 

– Koalicioni Popullor “Složno i dočka” – 1,1 për qind – pa mandat 

– Aleanca Shqiptare – 1.5 për qind – një mandat 

– Përmbysja e Lëvizjes 1.4 për qind – pa mandat 

– Lëvizja për ndryshim – 0.7 për qind – pa mandat 

– “Po. Ne mundemi për një Mal të Zi civil” – 0.5 për qind – pa mandat  

– “Së bashku” (DPS, SD, LP, DUA) – 23,9 për qind – 22 mandate 

– “Lëvizja Evropa Tani” – 25.6 për qind – 23 mandate 

– “Për shtëpinë tonë” (SDP) – 2.8 për qind – pa mandat

– “Guximi vlen” (Demokratët dhe URA) – 12.3 për qind – 11 mandate 

– Për të ardhmen e Malit të Zi” (NSD, DNP, RP) – 14,8 për qind – 13 mandate 

– Forumi Shqiptar – 2.1 për qind – dy mandate

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!