Gjashtë muaj në stacionin e ri, Kina dërgon në hapësirë tre astronautë

schedule19:35 - 15 Tetor, 2021

schedule 19:35 - 15 Tetor, 2021

Kina ka nisur në hapësirë një mision me tre persona në orët e para të së shtunës. Ky është një hap madhor për programin hapësinor të vendit që shumë shpejt po kthehet në një nga më të avancuarit në botë.

Tre astronautët e nisën udhëtimin e tyre me anijen kozmike Shenzhou-13 vetëm pak pas mesnate me orën lokale, nga qendra në shkretëtirën Gobi. Ata do të “ulen” tek stacioni i ri hapësinor i Kinës Tiangong ( që do të thotë një Vend i Parajsës), gjashtë orë e gjysmë nga nisja.

Më pas, tre astronautët do të punojnë në stacion për 183 ditë, ose 6 muaj, misioni më i gjatë që ka mbajtur vendi deri më tani. Pjesëtarë të ekuipazhit janë Zhai Zhigang, Wang Yaping  dhe Ye Guanfu, të cilët do të testojnë teknologjinë e stacionit hapësinor dhe do të bëjnë ato që quhen ecje në hapësirë. /abcnews.al/