Athletic Bilbao është klubi i radhës që tronditet nga koronavirusi. Plot gjashtë raste pozitive janë regjistruar te baskët, që kanë konfirmuar lajmin e keq me anë të një komunikatë në Twitter.
Personat e prekur janë izoluar menjëherë dhe kanë nisur karantinën në shtëpitë përkatëse. Athletic njoftoi autoritetet shëndetësore, ndërsa gjatë të prekurit do t’i nënshtrohen testeve të radhës javën e ardhshme.
Në përputhje me udhëzimet që ka dhënë La Liga, seancat stërvitore të ekipit spanjoll që do të nisnin ditën e enjte, do të zhvillohen individuale. /abcnews.al
ℹ️ Results from the PCR tests taken by first-team players and members of staff.#AthleticClub ?https://t.co/crzAOUE2vr
— Athletic Club (@Athletic_en) August 12, 2020