Gjashtë javë jashtë, merr fund aventura gjermane e Philippe Coutinho

schedule18:16 - 10 Maj, 2020

schedule 18:16 - 10 Maj, 2020

Aventura e Philippe Coutinho me Bayern Munchen, ka marrë fund. Fantazisti është operuar në kavilje në datë 24 prill. Ndërhyrja kirurgjikale ka shkuar shumë mirë dhe klubi gjerman lajmëroi se lojtari do të nisë pas dy javësh programin e rikuperimit, pra fundjavën e kaluar.

Mundo Deportivo raporton se 27-vjeçari do të qëndrojë edhe gjashtë javë të tjera jashtë fushave. Bundesliga rifillon në datë 16 maj dhe përfundon në 27/28 qershor, kështu që Coutinho e ka mbyllur përpara kohe sezonin.

Ai është huazuar në Bavari nga Barcelona, që në fillim kishte vendosur një çmim prej 120 milion eurosh për ta lënë të lirë. Kampionët e Spanjës kanë ulur pretendimet e tyre dhe mjafton me 80 milion euro, shifër që cilësohet gjithsesi e lartë nga Bayern Munchen.

Drejtuesit gjermanë nuk kanë ndërmend të investojnë për kartonin e lojtarit brazilian, i cili do të rikthehet përkohësisht në Spanjë, për t’u rinisur më pas drejt… Anglisë. Ai është objektivi i madh i Newcastle dhe karriera e Coutinhos pritet të vijojë te “Qymyrxhinjtë”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!