Gara në Serie A po bëhet tepër e fortë: për titullin kampion, kualifikimin në kompeticionet evropiane dhe në lidhje me mbijetesën. Crotone shpreson të qëndrojë në elitë, teksa dje humbi 0-2 në shtëpi kundër Cagliarit.
Një disfatë që i ka kushtuar stolin trajnerit Giovanni Stroppa. 53-vjeçari mbante detyrën e trajnerit të ekipit kalabrez prej dhjetorit të vitit 2018. Crotone regjistroi disfatën e gjashtë radhazi në kampionat ndaj ekipit sard dhe drejtuesit nuk duruan më.
Giovanni Stroppa sollevato dall’incarico ? https://t.co/btwX30HX1g pic.twitter.com/lJg5PqeUY2
— FC Crotone (@FcCrotoneOff) March 1, 2021
Me anë të një komunikate zyrtare, Crotone lajmëron ndërprerjen e bashkëpunimit me trajnerin Stroppa. Ekipi renditet në vend të fundit në Serie A me vetëm 12 pikë, tetë pikë larg zonës së qetë. Serse Cosmi përflitet si ai që mund të marrë drejtimin e Crotones. /abcnews.al