Shërbimet emergjente mjekësore në Shkup kanë regjistruar rastin e parë nga pickimi i gjarprit këtë sezon.
Të martën është raportuar nga një burgosur 50-vjeçar në burgun “Idrizovë”.
Mjeku Dragan Panov nga Shërbimi i Urgjencës Mjekësore tha se personi është transportuar në Klinikën Infektive në Shkup, ku ende është mbajtur nw vwzhgim nga bluzat e bardha.
Qendra e Maqedonisë së Veriut për menaxhimin me krizat informon rregullisht për paraqitjen e gjarpërinjve nëpër vendbanime dhe rekomandon qytetarët që të lëvizin me kujdes, veçanërisht në natyrë.