Një austriak ka përjetuar një nga makthet më të këqija këtë mëngjes kur një piton, i cili ndodhej në tubat e kanalizimeve, doli nga tualeti dhe e kafshoi. I tronditur, 65-vjeçari në qytetin e Graz tha se pitoni 1.6 metra i gjatë e kishte pickuar në organin gjenital.
Gjarpri, i cili mund të arrijë një gjatësi prej 9 metrash, dyshohet u arratis nga apartamenti i fqinjit të tij duke kaluar përmes tubave të kanalizimeve. Një specialist për gjarpinjtë hoqi gjarprin nga tualeti dhe ia ktheu pronarit të tij.
24-vjeçari, i cili mban 11 gjarpërinj në shtëpinë e tij, por që nuk janë helmues, do të përballet me akuzën e dëmtimeve trupore nga pakujdesia./abcnews.al