Gjarpër i ngordhur në ushqim, sëmuren mbi 100 fëmijë në Indi

schedule12:18 - 2 Maj, 2025

schedule 12:18 - 2 Maj, 2025

Më shumë se 100 fëmijë janë sëmurur në Indi pas konsumimit të drekës së shkollës. Autoritet ushqimore vërtetuan në drekën e shkollës ku ishin fëmijët u gjet një gjarpër i ngordhur.

Komisioni Kombëtar i të Drejtave të Njeriut tha se kuzhinieri i shkollës, ka larguar gjarprin e ngordhur dhe ka vazhduar gatimin e ushqimit.

Mbi 500 fëmijëve në qytetin Mokama, Bihar në Indinë lindore kanë konsumuar nga ushqimi. Pasi më shumë se 100 fëmijë u sëmurën, vendasit bllokuan një rrugë duke protestuar.

Siguria ushqimore dhe higjiena vazhdon të mbetet një problem në Indi./abcweb.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!