Ndotja e vazhdueshme nga hidrokarburet e Gjanicës po shoqërohet edhe me bllokime te shtratit. Vetëm 200 metra larg urës qendrore, pranë një shkolle 9-vjeçare, një pritë e ndërtuar për të penguar mbetjet po shndërrohet në burim ndotjeje dhe rrezik përmbytjesh.
“Qëkur është bërë kjo prita këtu është më problematikja. Sa herë që bie shi vinë të gjitha mbeturinat nga Mallakastra. Plus që niveli i ujit është rritur. Një shi i rrëmbyeshëm mund të përmbysë të gjithë këtë pjesën këtu”, shprehet një banor.
Banorët e kësaj lagjeje kanë kërkuar ndërhyrjen e bashkisë por thonë se janë përballur me indiferencë.
“Kjo prita këtu është bërë një katrahurë e vërtetë. Dalin minj, mikrobe. Është burim infeksionesh. Ka edhe puseta të hapura. Kemi bërë shumë herë te ujësjellësi, ai thotë shkoni në bashki,kjo e fundit thotë nuk është në kompetencat tona”, thotë një tjetër banor.
Punimet për rehabilitimin e shtratit janë mbyllur prej disa muajsh por këtu në lagjen 11 janari ka ende puseta të hapura. Këto janë punime plotësuese që i takojnë ujësjellësit të Fierit por edhe ky i fundit nuk ka marrë masa megjithë kërkesat e banorëve
Prita si kjo janë vendosur pas investimit për rehabilitimin e shtratit të lumit për të mos lejuar mbetjet urbane dhe inerte të përfundojnë në det. Bashkia ka ne plan te instaloje mekanizma te posaçëm për largimin e mbetjeve por deri ne vendosjen e tij kjo situate po kërcënon shëndetin e banoreve. Ndërsa shirat e dit 137ve te fundit kane bere që niveli i ujit rritet duke rrezikuar përmbytje të zonës përreth. /abcnews.al