Dy predha të vjetra janë gjetur në ujërat e lumit Buna në qytetin e Shkodrës. Gazetari Simon Shkreli mëson se ka qenë një person që po kërkonte metale me magnet ai që i ka pikasur predhat.
Më pas ai i ka nxjerrë dhe tashmë zona është rrethuar me shirit e pritet ardhja e forcave xheniere.
Është ende e paqartë se cilës periudhë i përkasin dy predhat por dyshohet se mund të kenë shumë vite që rrinë në ujë. Një prej predhave është mortajë dhe tjetra predhë topi.
Nëse metali i tyre do të shitej në treg, mortaja kushton 7 mijë lekë/ kg, kurse metali i predhës së topit është 5 mijë lekë/ kg. /abcnews.al/