“Gjadri do funksionojë”, Meloni: Asnjë hap pas, edhe nëse fle atje çdo natë

schedule19:14 - 15 Dhjetor, 2024

schedule 19:14 - 15 Dhjetor, 2024

“Qendra e emigrantëve do të funksionojnë edhe nëse do më duhet të kaloj çdo natë në Gjadër deri në fund të mandatit.”

Kështu është shprehur kryeministrja italiane Giorgia Meloni gjatë një fjalimi në Atreju (15 Dhjetor), në një event me partinë e saj, duke i qëndruar fort marrëveshjes se saj dhe duke premtuar se nuk do të ketë asnjë hap pas.

“Pika qendrore është parandalimi i rreziqeve, protokolli ynë me Shqipërinë është gjëja që i frikëson më shumë trafikantët. Nëse ne e ndalojmë, kjo do të jetë favori më i madh që mund të bëjmë për këta kriminelë”, tha Meloni.

Meloni solli në vëmendje edhe historinë e 11-vjeçares nga Sierra Leone, e cila ishte e vetmja e mbijetuar pasi një anije me emigrantë u fundos pranë Lampedusa. Kryeministrja italiane premtoi në emër të saj se do të luftojë kundër çdo trafikanti të qenieve njerëzore dhe sistemeve kriminale të tyre.

Dekreti i Melonit që synon zbatimin e marrëveshjes me Shqipërinë për emigrantët në Gjadër u miratua edhe nga senati italian më 4 dhjetor. Senati i dha dritën jeshile dekretit që ndër të tjera ia heq kompetencën e shqyrtimit gjykatave speciale dhe ia kalon atyre të Apelit.

Gjykatat italiane e kanë kundërshtuar marrëveshjen, por qeveria e Melonit nuk është tërhequr. Gjatë këtij muaji edhe ministri i Jashtëm italian, Antonio Tajani theksoi se marrëveshja do të zbatohet, por nuk është urgjente, për këtë arsye Roma do të presë fjalën e gjykatave./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!