Kryeministri i Italisë, Giuseppe Conte po zhvillon një vizitë zyrtare në Tiranë. Ai u prit nga kryeministri Edi Rama në orën 15.30 në Pallatin e Brigadave, ku tani po zhvillohen takimi dypalesh dhe me pas ai mes dy delegacioneve.
Ne oren 16.30 te dy kryeministrat do të kenë një konferencë të përbashkët për shtyp. Kryeministri Italian do të takojë edhe kryetarin e Partisë Demokratike Lulzim Basha, në orën 17:00.
Në orën 17.30 ai do të zhvillojë një takim në Presidencë me kryetarin e shtetit Ilir Meta.
Kjo është vizita e parë e kryeministrit Xhuzepe Konte në vendin tonë./abcnews.al