Giuliani komenton marrëdhëniet e Rusisë me Shqipërinë e Kosovën

schedule13:49 - 22 Mars, 2018

schedule 13:49 - 22 Mars, 2018

Ish-kryebashkiaku i Nju Jorkut, Rudolf Xhuliani ka komentuar ndikimin rus në Europë e vecanërisht në Shqipëri e Kosovë. Në emisionin “Opinion” në televizionin Klan, Xhuliani deklaroi se vendi ynë nuk rrezikohet nga modeli i liderit autoritar siç është Vladimir Putin.

Ish-kryebashkiaku i Nju Jorkut, Rudolph Giuliani, përjashton çdo ndikim rus në Shqipëri.

Rudolph Giuliani: “Mendoj se vendi juaj është në formë të mirë sepse nuk ka ndikim rus këtu.”

Blendi Fevziu: “Vendi ynë nuk ka të bëjë fare me Rusinë”?

Rudolph Giuliani: “Kjo është ajo çka dua të them. Në lidhje me rezistencën ndaj Rusisë”.

Në emisionin “Opinion” të gazetarit Blendi Fevziu në televizionin Klan, ish-kryebashkiaku Giuliani konfirmoi se ndryshe nga Shqipëria, Kosova ka një problem tjetër. Atë të influencës ruse nëpërmjet Serbisë.

Rudolph Giuliani: “Po. Mendoj se ky është problem. Por besoj gjithashtu se rusët po kërkojnë më shumë në veri. Më shumë si në Estoni. Ndoshta jo dhe aq në Letoni, ata janë pak më perëndimorë tani. Estonia ka një popullatë të madhe ruse”.

Atyre që e mbivlerësojnë Rusinë si një vend shumë të fuqishëm, Rudolph Giuliani iu kërkon ta ndryshojnë këtë këndvështrim.

Rudolph Giuliani: “Jo, jo. Rusia është një fuqi po aq false sa ishte gjatë kohës së Bashkimit Sovjetik. Ne i mbivlerësojmë ata. Mendoj se është mirë ta mbivlerësosh armikun. Më mirë sesa ta nënvlerësosh atë. Por ndonjëherë kur e bën këtë mund të bësh ndonjë gabim. Unë mendoj se ata janë një vend i fortë, por nuk janë asgjë në krahasim me Kinën. Kina është një vend i fortë. Një vend më i pasur. Ndërsa ne jemi 2 apo 3 herë më të fuqishëm ekonomikisht se Kina dhe gati 8 herë më të fuqishëm ushtarakisht”.

Për ish-kryebashkiakun e Nju Jorkut, modeli i liderit autoritar që ka krijuar Vladimir Putin nuk përbën rrezik për vendet me demokraci të konsoliduar, duke përfshirë këtu edhe Shqipërinë.

Rudolph Giuliani: “Mendoj se në Shtetet e Bashkuara, Kanada, Evropë, duke përfshirë këtu edhe Evropën Lindore dhe Ballkanin, demokracia është aq fort e rrënjosur sa që diçka e tillë nuk do të ndodhë këtu. Dhe me këtu dua të them edhe në Shqipëri”.

Rudolf Xhuliani këshillon Europën që mos krijojnë ekstreme brenda shteteve, por të bëhen bashkë ndaj një ekstremi të vetëm atij anti-Putin./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!