13 gola në sezon, 27 gjithsej për Milanin. Olivier Giroud, pavarësisht se ka shkuar në moshën 37-vjeçare, është gjithnjë e më vendimtar për fatin e Milanit.
Edhe në Napoli, pavarësisht një penalltie të humbur, ai shënoi golin që e çoi skuadrën e Piolit në gjysmëffinale të Champions League.
Rëndësia e tij vërtetohet nga drejtuesit që kanë vendosur të rinovojnë kontratën e tij. Giroud nënshkruan sot rinovimin deri në qershor të vitit 2024, me opsion verbal edhe për një sezon tjetër, me një pagë neto prej 3.5 milionë euro./ h.ll/abcnews.al