Sulmuesi francez, Olivier Giroud pothuajse është 36-vjeç, por mosha nuk e pengon të jetë një lojtarë shumë i rëndësishëm për kampionët e italisë.
Paraqitjet e tij kanë bindur drejtuesit e klubit dhe tashmë po mendohet për një rinovim të kontratës së tij.
Sipas “Tuttosport”, Milan po mendon të rinovojë kontratën me Giroud. Ai ka një marrëveshje aktuale deri në fund te sezonit dhe të dyja palët duhet të bien dakord për vazhdimësi.
Në gjashtë ndeshje, francezi ka shënuar 3 gola këtë sezon, por gjithashtu performanca e tij ka kënaqur drejtuesit e klubit. Ai sezonin e kaluar shënoi 11 gola në 29 ndeshje, duke u bërë një pjesë shumë e rëndësishme e Milanit që u shpall kampion në Serie A./ h.ll/abcnews.al