Sulmuesi francezi i Chelsea, Olivier Giroud, është treguar shumë i sinqertë në një intervistë të dhënë së fundmi, duke u shprehur: “Gjysma e parë e sezonit ishte e vështirë, të jem i sinqertë. Kjo është arsyeja pse unë doja të largohesha në janar. Unë nuk isha më i lumtur, por Lampard donte të më takonte dhe më dha besim”, shpjegoi Giroud në një intervistë për “Infosport+”.
“Unë përpiqem ta shpërblej besimin në fushë dhe kjo ka ka ndodhur shpesh që nga mesi i shkurtit. Kur jam titullar, shpesh jam vendimtar.
Tani, e ardhmja ime është në Angli. Ju e dini që në futboll gjithçka shkon shumë shpejt dhe nuk mund ta dini kurrë ccfarë do të ndodhë, por unë e shoh veten te Chelsea”, përfundoi Giroud./abcnews.al