Giroud dhe Milan “të pandarë”, “bomberi” francez firmos kontratën e re me “djajtë”

schedule16:59 - 30 Mars, 2023

schedule 16:59 - 30 Mars, 2023

Milan dhe Oliver Giroud bashkë deri në 2024-ën. Sulmuesi francez, që iu bashkua kuqezinjve në verën e 2021-shit, po bën mjaft mirë në Milano dhe palët kanë vendosur të rinovojnë kontratën.

Pas një takimi të mbajtur nga drejtuesit e Milanit dhe mnenaxherët e sulmuesit, është vendosur që palët të zgjatin bashkëpunimin deri në verën e 2024-ës.

Me kontratën e re, Giroud pritet të përfitojë një pagë prej 3.8 milionë eurosh neto në sezon, ndërsa firma pritet të hidhet brenda pak ditësh, ndoshta pas përfundimit të çerekfinaleve të Champions Leagues. /i.m /abcnews.al 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!