Giro d’Italia në Shqipëri/ Rama: Lajmi është publikuar në 70 shtete të ndryshme

schedule08:04 - 26 Dhjetor, 2024

schedule 08:04 - 26 Dhjetor, 2024

Në maj të vitit 2025, në Shqipëri do të zhvillohet një nga evenimentet sportive më të ndjekura në botë, Giro d’Italia.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, kreu i qeverisë, Edi Rama thotë se lajmi është publikuar në 70 shtete të ndryshme nga 700 burime informacioni.

“Mirëmëngjes dhe me lajmin se “Nisja e Madhe – Grande Partenza” e Giro d’Italia nga Shqipëria, majin e ardhshëm (një nga evenimentet sportive më të ndjekura në botë, me mbi 800 milionë shikues përmes ekraneve në 200 vende të botës), është publikuar në 70 shtete të ndryshme nga 700 burime informacioni, uroj ta keni sa më të paqtë këtë javë të fundit të vitit”, shkruan Rama në Facebook.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!