Alain Giresse ka publikuar listën për dy sfidat e Nations League, më 24 nëntor ndaj Irlandës e Veriut në transfertë dhe më 27 shtator kundër Qiprons në “Fadil Vokrri”, Prishtinë.
Trajneri i Kosovës ka ftuar katër debutues në përfaqësuesen dardane. Ata janë lojtarët e Ballkanit Lumbardh Dellova dhe Lindon Emërllahu, mesfushori i Llapit Ilir Krasniqi dhe sulmuesi i Aarau, Shkëlqim Vladi.
Rikthehet edhe Leart Paqarada, i cili kishte probleme me trajnerin e mëparshëm Challandes.
Edhe Hekuran Kryeziu do jetë pjesë e skuadrës, ndërkohë mungon një ftesë për Valon Berishën, i cili u transferua në Australi së fundmi. / abcnews.al