Giresse: Na u duk sikur luanim në Prishtina, tani e njoh Kosovën më mirë

schedule21:33 - 29 Mars, 2022

schedule 21:33 - 29 Mars, 2022

Alain Giresse, trajneri i Kosovës, pas barazimit me Zvicrën ka deklaruar: “Kemi luajtur një ndeshje të mirë. Jam shumë i lumtur me ekipin dhe me angazhimin që kanë treguar në këtë ndeshje.

Ishte një ndeshje e vështirë. E kam ditur që do të ketë shumë tifozë në këtë ndeshje dhe na është dukur sikur po luanim në Prishtinë”.

“Këto dy ndeshje kanë qenë për të parë lojtarët se si luajnë së bashku dhe këtë e kemi arritur dhe tani e kam një ide më të qartë.

Kemi mësuar shumë në këto dy ndeshje, që për mua ishin tejet pozitive. Angazhimi dhe motivimi i lojtarëve ishte maksimal, por edhe loja e zhvilluar ishte shumë e mirë”, tha Giresse. / abcnews.al