Giresse kërkon trifumin ndaj Bjellorusisë: Qëllimi është të dominojmë, duhet të luftojmë për të fituar

schedule18:36 - 18 Qershor, 2023

schedule 18:36 - 18 Qershor, 2023

Pas 3 barazimesh radhazi në kualifikueset e Kampionatit evropian të futbollit, Euro 2024, ditën e nesërme “dardanët” e Kosovës do të tentojnë të gjejnë 3 pikët e para kësaj radhe ndaj Bjellorusisë, ndeshje e cila do të zhvillohet në një stadium neutral, siç është ai i Budapestit në Hungari.

Në prag të sfidës së nesërme është zhvilluar gjithashtu dhe një konferencë për shtyp, ku i pranishëm ishte dhe tekniku i “dardanëve”, Alain Giresse. i theksoi se vetëm fitorja mund ta mbajë ende në lojë Kosovën për kualifikimin.

“Kemi analizuar lojën e Bjellorusisë, ashtu siç besoj se edhe bjellorusët kanë vepruar njëjtë. Kemi analizuar në veçanti lojën e fundit të tyre ndaj Izraelit. Por jo gjithnjë duhet t’u përshtatemi kundërshtarëve. Ne duhet t’i detyrojmë ata që të përshtaten me lojën e tonë.

Pra, ne duhet t’ua imponojmë lojën tonë. Qëllimi është të dominojmë në ndeshjen ndaj Bjellorusisë. Ajo që na ka munguar në tri ndeshjet e para ka qenë goli. Kemi treguar futboll të mirë në ndeshjen e fundit. Por nuk shënuam. Besoj se duhet të luftojmë më shumë për të shënuar gola dhe nëpërmjet tyre të arrijmë deri te fitorja. Që është edhe qëllimi ynë gjithnjë”,- theksoi tekniku Giresse. /i.m /abcnews.al 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!