Giovinco për Conte: Ai ishte si një “çekiç”, kur u largua nga Juve ne morëm frymë lirisht

schedule12:08 - 18 Prill, 2023

schedule 12:08 - 18 Prill, 2023

Në një sezon ka gjithmonë episode që mbeten të fshehura, dhe kur gjithçka shkon mirë në ligë dhe grumbullohen 102 pikë.

Në sezonin 2013-2014, Antonio Conte ishte në stolin e Juventusit dhe Buffon në portë. Ish-portieri i Juventusit dhe trajneri patën një mosmarrëveshje të vogël dhe Giovinco ka traguar për këtë situatë.

“Conte ishte si një çekiç te Juventusi. Një here ai i foli ashpër Buffon-it në dhomat e zhveshjes sepse ai po festonte. Ne ende duhej të synonim 100 pikët në tabelë. Pas lamtumirës së Conte, lojtarët po merrnin frymë dhe ishim të buzëqeshur.

Ndiheshe i rilindur sepse ishim të shtrydhër prej vitesh”, ka deklaruar Giovinco./ h.ll/abcnews.al