Giorgia Meloni u përgjigjet mediave dhe kritikëve: Po punojmë me ekip të nivelit të lartë

schedule11:10 - 29 Shtator, 2022

schedule 11:10 - 29 Shtator, 2022

Giorgia Meloni me shumë gjasa do të jetë kryeministrja e re e Italisë, por prej fitores që zgjedhje të partisë së saj “Fratelli d’Italia”, ajo është përfolur vazhdimisht në media.

Meloni është identifikuar shpesh si një eksttremiste e djathtë dhe është lidhur ngushtë me Benito Musolinin për pikëpamjet e saj politike, ndërsa nuk ka mbetur jashtë vëmendjes fakti që ajo që pritet të jetë kryeministrja e parë grua në Itali, nuk ka përfunduar studimet e larta.

Megjithatë, Meloni ka gjetur kohën t’u përgjigjet të gjitha lajmeve që qarkullojnë për të.

“Vazhdoj të lexoj rikonstruksione joreale në lidhje me ministrat e mundshëm të një qeverie të qendrës së djathtë. Ju siguroj se po punojmë në një ekip të nivelit që nuk do t’ju zhgënjejë. Mos u besoni gënjeshtrave që qarkullojnë”, shkruan në Twitter liderja e Fdi-së, Giorgia Meloni.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!