Gigi Hadid tregon linjat perfekte një muaj pas lindjes së vajzës

schedule08:55 - 26 Tetor, 2020

schedule 08:55 - 26 Tetor, 2020

Gigi Hadid u bë nënë për herë të parë në fund të Shtatorit. Lajmin e bëri me dije vetë modelja dhe partneri i saj Zayn Malik përmes një postimi në rrjete sociale. “Vajza jonë u bashkua me ne në tokë këtë fundjavë dhe ajo tashmë ka ndryshuar botën tonë. Sa shumë dashuri”, shkroi Gigi në Instagram.

Ndërkohë, së fundmi modelja 25-vjeçare ndau disa fotografi në rrjete sociale teksa përcolli një mesazh dhe për ndjekësit e saj. Modelja inkurajoi fansat të votojnë në zgjedhjet e ardhshme presidenciale, por ajo që tërhoqi vëmendjen ishin linjat e saj trupore vetëm një muaj pas lindjes së vajzës.

Gigi pozon para pasqyrën e veshur me një bluzë në të cilën shkruhet “Voto”, duke treguar kështu se është më në formë se kurrë më parë. “Kam votuar javën e kaluar me vajzën time pranë meje, për një Amerikë që dua të shikojë, por jo vetëm ne – për kolegët amerikanë që janë më pak të privilegjuar, me shpresë për një komb të unifikuar, empatik, dhe për një udhëheqës që është i dhembshur.”, shkruan ndër të tjera Gigi. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!