“Gigi Hadid preferon të fokusohet tek vajza e saj, jo tek Leonardo DiCaprio”

schedule22:33 - 24 Dhjetor, 2022

schedule 22:33 - 24 Dhjetor, 2022

Një person i afërt me modelen e njohur ka shpjeguar arsyet pse nuk do të jetë kurrë me aktorin.

Gigi Hadid është shumë më e fokusuar në rritjen e vajzës së saj sesa të merret me aktorin Leonardo DiCaprio.

Fotot e DiCaprios me modelen 23-vjeçare Victoria Lamas u publikuan këtë javë , por sipas raportimeve të huaja, Hadid nuk shqetësohet për to, pasi nuk ka pasur kurrë ndonjë gjë serioze me DiCaprion.

Një burim i tha Page Six se DiCaprio dhe Hadid, teksa ishin së bashku  në shtator gjatë Javës së Modës në Nju Jork, nuk donin të fillonin një lidhje. Burimi tha: “Prioriteti i Gigi-t është vajza e saj”. Modelja 27-vjeçare ka një vajzë 2-vjeçare të quajtur me ish-partnerin e saj dhe ish-këngëtarin e One Direction, Zayn Malik.

Një tjetër faktor që i bën ata të mos duan të fillojnë një lidhje serioze me njëri-tjetrin është se DiCaprio ka një orar mjaft intensiv udhëtimesh falë punës së tij.

Aktori fitues i çmimit Oscar ishte së fundmi në Miami dhe tani ndodhet në Los Angeles. “Gigi nuk ka energji për të vrapuar pas DiCaprios. Rutina e tij është e tepërt për të”,   shtoi personi i afërt me Hadid.

Nga ana tjetër, motra e modeles, Bella , asnjëherë nuk e ka pranuar lidhjen e saj me  DiCaprion dhe ndoshta vendimi i Gigit është edhe për këtë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!