Gigi Hadid, në pritje të fëmijës së parë

schedule08:25 - 29 Prill, 2020

schedule 08:25 - 29 Prill, 2020

Burime për tabloidin TMZ bëjnë me dije se modelja është në javën e 20-të të shtatzënisë dhe familjet përkatëse janë më të lumtur se kurrë. Gjinia e bebushit mbetet ende surprizë duke qenë se s’ka akoma një detaj nga çifti për pritjen e ëmbël.

Pak ditë më parë, Gigi festoi 25-vjetorin e saj dhe në përshkrimin e fotove të postuara, Hadid shkroi se kaloi “ditën më të ëmbël, duke festuar 25-vjetorin në karantinë me familjen.

Rikthimi i shumëpërfolur i dyshes së famshme ndodhi në janar, pas shumë ndarjesh e ribashkimesh të mëparshme.

Ardhja e një bebushi duket si ogur i mbarë i një fillimi të ri./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!