Para se të shkonte në Javën e Modës në Milano, Gigi Hadid festoi ditëlindjen e tretë të vajzës së saj Kai dhe postoi disa foto të ëmbla të saj. Gjithmonë pa treguar fytyrën e vogëlushes, ajo ka ndarë në IG foto nga festa, përqafimet e tyre, foto nga pushimet dhe festa e cila siç ka shpjeguar modelja ka zgjatur një javë të tërë.
Së pari, pamë mëngjesin e ditëlindjes, luleshtrydhe, petulla, tortë me ylber dhe tre qirinj. Pastaj pamë tortën e frymëzuar nga Frozen dhe disa cupcakes, dhe më në fund një rikthim në momentet e tyre.
“Duke festuar tre vjetorin tonë këtë javë”, ka shkruar ajo në mbishkrim. “Është nder të jesh nëna e saj, të shohësh jetën përmes saj! Gëzuar ditëlindjen mikja ime më e ëmbël, më e zgjuar! Fëmija i ëndrrave/dashuria e jetës sime!”
View this post on Instagram
Hadid dhe Kai janë vërtet të dashur. “Ne po bëhemi gati së bashku”, tha modelja për W.
“Ajo lan dhëmbët me mua dhe tani dëshiron të vendosë një krem hidratues, është kaq e ëmbël. Më bën vërtet të qesh. Ne të gjithë qeshim, kërcejmë dhe flasim shumë. Ajo është pothuajse 3 vjeç dhe është një gjeni, dhe unë e them këtë”./abcnews.al