Giggs: Kundërshtari më i fortë ishte një interist. CR7? Truri sekreti i tij

schedule14:56 - 24 Maj, 2020

schedule 14:56 - 24 Maj, 2020

Ryan Giggs e kaloi gjithë karrierën si futbollist në “Old Trafford”. Uellsiani luajti 24 sezone me Manchester United, kohë gjatë së cilës është përballur me shumë futbollistë të mëdhenj. Njërin prej tyre e veçon në deklaratën e dhënë për MUTV dhe ai është Javier Zanetti, ish-kapiteni i Interit.

Atë ndeshje mund të kishte vrapuar gjithë ditën. Javier kishte këmbët e një futbollisti, ishe shumë i mirë me topin, ndërsa në mbrojtje ishte shumë i fortë. Në atë ndeshje më goditi me bërryl, desh më theu hundën“, kujton trajneri i Uellsit ndeshjet e çerekfinaleve të Champions League të vitit 1998.

Ishte një mbrojtës i kompletuar, Zanetti është kundërshtari më i mirë me të cilin jam përballur. CR7? Ai është shoku më i mirë i skuadrës me të cilin kam luajtur. Cristiano ishte i shkëlqyer në Angli dhe vijoi të ishte i tillë edhe diku tjetër. Truri i tij punonte më shpejt se të tjerët“, deklaron Giggs. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!