Ndryshimi i trajnerit vetëm pak orë para ndeshjes ishte një tronditje e rëndë, por Milwaukeenuk e ndjen dhe me një emër të madh të trainingut të basketbollit amerikan në stol si Doc Rivers fiton pa shumë probleme kundër Cleveland.
Vendasit e Bucks imponuan rezultatin 126-116, falë një tjetër paraqitje spektakolare të Giannis Antentokounmpo. Basketbollisti grek konfirmoi sezonin e shkëlqyer me tre shifra të tjera dopjo, 35 pikë, 18 topa të kapur në tabelë dhe 10 asist, teksa nuk zhgënjyen as dy yjet e tjerë të Milwaukee, Damian Lillard shënoi 28 pikë, ndërsa Khris Middleton plotësoi fitoren e vendasve me 24 pikë të tjera. Me këtë fitore, Bucks ruajnë vendin e dytë në renditjen e Konferencës së Lindjes.
I ndryshëm është diskutimi për Dallas, që jetoi një mbrëmje të keqe me humbjen në shtëpi përballë Feniks me rezultatin e thellë 109-132. Pa Kyrie Irving, për Mavericks nuk mjaftoi Luka Doncic, me sllovenin, që provoi të evitonte disfatën e skuadrës së tij, me një paraqitje shumë të mirë personale, që iu afrua tre shifrave dopjo me 34 pikë, 8 topa në tabelë dhe 9 asist, por kaq nuk mjaftoi.
Në krahun tjetër, njeriu i triumfit për Suns ishte Devin Booker në rolin e shënuesit më të mirë të ndeshjes me 46 pikë të shënuara, teksa në hije qëndroi Kevin Durant, por 12 pikë dhe 10 topa në tabelë të tij nuk janë për t’u hedhur poshtë.
Fitorja më e thellë në mbrëmjen e fundit të NBA ishte ajo e Oklahoma, që në transfertë kaloi San Antonio me rezultatin e përgjithshëm 114-140. Wembanyama e mbylli ndeshjen me dy shifra dopjo 24 pikë dhe 12 topa në tabelë, duke qenë i vetmi që shpëton nga Spurs, ndërsa lojtari i ndeshjes dhe ai i suksesit për Thunder ishte Shai Gilgeous-Alexander me 32 pikë dhe 10 asist për shokët e skuadrës.
Ndërkaq, në sfidat e tjera të mbrëmjes së fundit fiore të rëndësishme siguruan Minnesota, Golden State, Memphis dhe Detroit. /i.m /abcnews.al