Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Gianni De Biasi drejt largimit, në Azerbajxhan i zbulojnë ofertën e fundit

schedule11:37 - 23 Qershor, 2021

schedule 11:37 - 23 Qershor, 2021

Gianni De Biasi mund të mbyllë bashkëpunimin me kombëtaren e Azerbajxhanit, pasi ka një ofertë nga Seria A.

Sportal.az raporton se emri i teknikut italian është i lidhur me klubin e Sampdoria dhe kjo nuk është hera e parë që ndodh.

Thuhet se trajneri që kualifikoi Shqipërinë në EURO 2016 ka një raport të mirë me drejtuesit e klubit nga Xhenoa dhe pritet të nënshkruajë me ta.

Edhe gazetari italian, Gianluca Di Marzio, ka raportuar se së shpejti De Biasi mund të emërohet në krye të një klubi italian.

Gianni e ka marr drejtimin e Azerbajxhanit në nëntor të vitit 2020, pasi nënshkroi një kontratë 2-vjeçare me Federatën e Azerbajxhanit në Futboll. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!