Juventus arriti një fitore të madhe ditën e martë në “Camp Nou” kundër Barcelonës, ku falë triumfit 0-3 të besuarit e Andrea Pirlos e mbyllën grupin në vendin e parë. Dygolëshi i Cristiano Ronaldos si dhe perla e realizuar nga McKennie tronditën katalanasit, që tashmë i pret ditën e hënë një short më i vështirë.
Duhet theksuar se portieri i bardhezinjve, Gianluigi Buffon, ishte në një formë të shkëlqyer edhe pse vinte nga një dëmtim që e kishte lënë jashtë katër ndeshjeve të fundit. Gjithsesi, veterani italian arriti të ndalte Messin dhe sulmin e Barcelonës, duke e mbajtur portën e paprekur.
Gianluigi Buffon is the first goalkeeper to keep a Champions League clean sheet in four different decades (1990s, 2000s, 2010s, 2020s).
— Richard Jolly (@RichJolly) December 9, 2020
42-vjeçari bëhet portieri i pari në historinë e Champions League, i cili e ka mbajtur portën të paprekur në katër dekada të ndryshme. Buffon ka mbyllur një ndeshje pa pësuar gol konkretisht në dekadat: 1990, 2000, 2010 dhe 2020. Thjesht unik! /abcnews.al

