Milani u mposht nga Torino të enjten dhe kritikat për kuqezinjtë kanë qenë të shumta. Mediat në Itali nxituan të vënë në dyshim edhe pozicionin e trajnerit Marco Giampaolo. Në kampin kuqezi menjëherë konfirmuan se kanë besim te trajneri i tyre. Gjithsesi mendimet janë të ndryshme.
Maldini është ai që insiston më shumë. Legjenda e Milanit e ka zgjedhur atë për pankinën dhe e shikon si të duhurin për të ndërtuar një ekip rreth të rinjve. Vështirësitë në fillim janë të parashikuara dhe puna e trajnerit mendohet të shihet në një kohë më të gjatë. Për ish-mbrojtësin, Giampaolo është i duhuri.
Nga ana tjetër është Zvonomir Boban. Kroati e ka gjetur në krye të stafit teknik italianin dhe ka rezervat e tij që lidhen kryesisht me aktivizimin e lojtarëve të afruar në merkaton e verës. Boban, sipas asaj që shkruan “Corriere dello Sport”, ia ka transmetuar edhe Maldinit mendimin e tij në lidhje me Giampaolon. /abcnews.al