Giampaolo i ka ditët e numëruara, Milani në sulm për “ish”-in e Interit

schedule08:06 - 7 Tetor, 2019

schedule 08:06 - 7 Tetor, 2019

Fitorja kundër Genoas ka rikthyer qetësinë te Milani, por mund të mos jetë e mjaftueshme për trajnerin Giampaolo. Loja e kuqezinjve nuk bind askënd dhe drejtuesit po shikojnë për një alternativë serioze për stolin.

Gazzetta dello Sport raporton se Milani po tenton Luciano Spallettin. Ish-trajneri i Interit ka refuzuar ofertën e parë, por Maldini dhe Boban nuk dorëzohen. Drejtuesit e dinë se do të jetë e vështirë për t’i mbushur mendjen 60-vjeçarit për të pranuar stolin e “djallit”, por besojnë fort te përgjigja pozitive në fund.

Luciano Spalletti

Spalletti mbetet kandidati kryesor për të zëvendësuar Giampaolon, por ka edhe surpriza. Stefano Pioli ka fituar pikë ditët e fundit, teksa nuk përjashtohet edhe një ekspert si Claudio Ranieri, një trajner me një eksperiencë të jashtëzakonshme. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!