Të gjithë poseduesit e pasaportave afrikane tani mund të vizitojnë Ganën pa pasur nevojë për vizë ka bërë me dije Presidenti në largim Nana Akufo-Addo.
Ai e shpalli këtë plan muajin e kaluar, por në fjalimin e tij të fundit tha se politika ka hyrë në fuqi në fillim të vitit.
Udhëtimi pa viza brenda kontinentit ka qenë një aspiratë e gjatë për ata që promovojnë vlerat pan-afrikane dhe konsiderohet thelbësor për bashkëpunimin ekonomik.
Ghana tani është vendi i pestë afrikan që ofron këtë mundësi për udhëtarët nga pjesa tjetër e kontinentit.
“Jam krenar që kam miratuar udhëtimin pa viza për të gjithë mbajtësit e pasaportave afrikane, duke hyrë në fuqi që nga fillimi i këtij viti,” tha Akufo-Addo për ligjvënësit në fjalimin e tij të fundit në parlament para se të largohet nga detyra javën e ardhshme pas tetë vitesh në pushtet.