“Gëzuar Shën Valentinin mes yjeve”, Thierry bën urimin prekës për Hueyda El Saied

schedule11:23 - 14 Shkurt, 2022

schedule 11:23 - 14 Shkurt, 2022

Hueyda El Saied u nda nga jeta në nëntor pas një beteje me kancerin duke lënë pas djalin, Gabrielin. Partneri i saj, Thierry e ka përkujtuar shpesh gjatë këtyre muajve ndërsa të njëjtën gjë ka bërë dhe ditën e sotme. Krahas një videoje ku shihen duke kërcyer, ai ka shkruar disa fjalë prekëse.

“Më mungon shumë dashuria ime… dhe edhe pse çdo ditë pa ty është zemërthyese, prapë vazhdoj t’i kujtoj të gjitha ato momente përrallore që kemi kaluar së bashku. Gëzuar Ditën e Shën Valentinit mes yjeve! Të dua Hueyda.”, ka shkruar ai krahas postimit.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!