“Gëzuar Pashkët!” Kryeministri Rama e nis ditën me një urim për besimtarët Ortodoksë

schedule08:13 - 16 Prill, 2023

schedule 08:13 - 16 Prill, 2023

 

Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën sot me një urim për të gjithë besimtarët Ortodoksë që festojnë sot Pashkët.

“Gëzuar Pashkët Ortodokse”, shkruan Rama në postimin e tij në “facebook” shoqëruar me një foto kishe.

Besimtarët ortodoksë në mbarë vendin kremtuan në mesnatë ngjalljen e Krishtit në meshën e pashkëve, dita më e rëndësishme në kalendarin festiv të krishterë. Të krishterët në festën e pashkës kremtojnë ringjalljen e Krishtit, moment ky që simbolizon rilindjen e shpresës, forcimin e besimit tek zoti për të gjithë besimtarët, kalimin nga e përkohshmja në të përjetshmen dhe çlirimin e njerëzve nga mëkati.r.t/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!