Besimtarët e krishterë dhe ortodoksë anë e mbanë botës kanë kremtuar festën e Krishtlindjes. ABC News uron të gjithë besimtarët gëzuar Krishtlindjen!
Në kryeqytet, mesha e Vigjiljes së Krishtlindjes nisi në orën 23:00 të së dielës në Katedralen e Shën Palit, ndërsa lutjet vijuan në mesnatë.
Kreu i kryedioqezës Mitropolitane Tiranë-Durrës Arjan Dodaj , i cili drejtoi meshën për besimtarët përcolli mesazhin për më shumë dashuri dhe paqe.
“Mesazhi i Krishtlindjes bën të dallojmë errësirën nga drita”, tha ai më tej.
TIRANË
SHKODËR
Mesha e Krishtlindjes në Shkodër u mbaj nga Arqipeshkvi Imzot Angelo Massafra
Meshat, si çdo vit tjetër, janë mbajtur në Tiranë dhe në qytete e tjera të Shqipërisë. Për mikrofonin e ABC News, besimtarët uruan njëri tjetrin për shëndet, mbarësi dhe begati në familjet e tyre.
ELBASAN
VLORË
Kremtohet Krishtlindja edhe në Vlorë, besimtarët mblidhen në kishën ‘Shën Theodori’me rastin e Krishtlindjeve, besimtarët ortodoksë të Vlorës janë mbledhur në kishën Shën Theodori.Mesha është drejtuar nga At Kostandin Prifti, i cili në mesazhin e tij ka folur për më shumë harmoni, paqe, shëndet dhe lumturi. Të shumtë kanë qenë edhe besimtarët të cilët kanë ndezur qiri dhe janë lutur për ditë më të mira.
FUSHË KRUJË
Në Fushë Krujë besimtarët të shumtë morën pjesë në meshën e Krishtlindjes, ndërsa lutjet e tyre ishin për më shumë paqe e harmoni.
SARANDË
Në Kishën e Shën Harallambit, u mbajt mesha e Krishtlindjes në Sarandë.
Krishtlindja është festa e dytë më e rëndësishme në kalendarin e besimtarëve katolikë dhe ortodoksë, pas Pashkës. Sipas besimit ortodoks dhe katolik, në këtë ditë ka ardhur në jetë nga Virgjerësha Mari, shpëtimtari Jezu Krishti, biri i Perëndisë. Krishtlindja, ndër besimtarët katolikë, është një festë fetare Krishtere. Besimtarët e festojnë çdo vit më 25 Dhjetor ditëlindjen e Jezus Krishtit; në kishat e Lindjes festohet më 7 janar, për shkak të kalendarit Julian.
Sot dita e Krishtlindjes kremtohet me shfaqjen e skenës së lindjes së Krishtit, pemën e Krishtlindjes, shkëmbimin e dhuratave dhe Kartolinave, familjen e bashkuar, dhe ardhjen e Shën Kollit apo Plakut të Vitit të Ri në prag të Krishtlindjes apo mëngjesin e Krishtlindjes. Krishtlindja është festa në të cilën të krishterët dëshirojnë më shumë se kurrë paqe e dashuri në botë./ n.m. abcnews.al