Presidenti i Republikës Bajram Begaj ka uruar Krishtlindjen për të gjithë besimtarët e krishterë.
Duke folur shkurtimisht për mediat, së bashku me Kryepeshkopi i Kishës Ortodokse Autoqefale, Anastas Janullatos, Begaj tha se kjo ditë ngjall shpresë e gëzim për të gjithë.
“Është dritë e ditës hyjnore, sjell shpresë dhe gëzim për të gjithë.E falënderova për mesazhet që ka dhënë për rininë, durimin dhe shpresën. Të kenë sa më shumë gëzime, begati dhe paqe për të gjithë shqiptarët” tha Begaj.