Sot feston ditëlindjen, Rama e nis ditën me një urim për SHBA-të: Gëzuar 4 korrikun Amerikë

schedule08:23 - 4 Korrik, 2021

schedule 08:23 - 4 Korrik, 2021

Kryeministri Edi Rama ka uruar sot Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Ditën e Pavarësisë. “Gëzuar 4 korrikun Amerikë,” shkruan kreu i qeverisë në një postim në Facebook.

Katër korriku është ditë e shënuar edhe për vetë kreun e qeverisë pasi sot ai feston 56-vjetorin e lindjes. Edi Rama lindi në 4 korrik 1964 në Tiranë, ndërsa para zgjedhjes së tij si kryeministër, ka mbajtur disa pozicione të tjera.

Karrierën politike e nisi në vitin 1998, kur u emërua si Ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, post që e mbajti për 2 vite. Në vitin 2000 ai u zgjodh për herë të parë kryetar i Bashkisë së Tiranës, ndërsa u rizgjodh në vitin 2003 dhe 2007.

Në vitin 2013 Edi Rama u zgjodh kryeministër i Shqipërisë e në vitin 2017 u rizgjodh në krye të qeverisë. Në zgjedhjet e 25 prillit ai mori edhe mandatin e tretë. /abcnews.al/

POSTIMI