Gëzim Toma, i dënuar me 20 vite burg për vrasje ka tentuar të arratiset nga burgu i Peqinit. Sipas të dhënave të para, Toma u pikas nga roja e sigurisë së burgut.
I dënuar me 20 vite: Kush është Gëzim Toma që tentoi arratisjen nga “Alcatraz-i” shqiptar
Ai është një prej të arratisurve nga burgu i sigurisë së lartë të Drenovës. Gjithashtu bashkë me Admir Tafili dhe disa të burgosur të tjerë, u arratisën më 23 Nëntor të 2013, duke kërcënuar me armë gardianët. Ata u prangosën më pas në disa magazina në qytetin e Përrenjasit, por Toma mundi të shpëtonte./abcnews.al