Gëzim kuqezi: Jovic pranon kalimin te Milani, dy shkaqet e përgjigjes pozitive

schedule20:55 - 2 Maj, 2020

schedule 20:55 - 2 Maj, 2020

Drejtuesit e Milan janë përqendruar te blerja e Luka Jovic. Sulmuesi serb u transferua verën e kaluar nga Eintracht Frankfurt te Real Madrid për shumën e 60 milion eurove. Aventura spanjolle e 22-vjeçarit nuk ka shkuar mirë. Pak minuta në fushë dhe vetëm dy gola të shënuar këtë sezon.

Zinedine Zidane nuk e ka në plane dhe e ardhmja e tij quhet Milan. Kuqezinjtë kanë përgatitur një ofertë prej 35 milion eurosh për kartonin e goleadorit, plus bonuse në varësi të paraqitjeve që sulmuesi do të bëjë në Serie A.

Sportmediaset thekson se Jovic ka pranuar kalimin te klubi italian. Ai është një tifoz i kahershëm i “Djallit” dhe e pëlqen projektin e drejtuesve për të rikthyer skuadrën e famshme në nivele të larta. Tani pritet përgjigja e Real Madrid, që ka nevojë për para në lidhje me Erling Haaland, objektivin e madh të sulmit. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!