Gëzim në familjen Suka! Ditën e sotme ajo ka mirëpritur në jetë fëmijën e 9-të të familjes i cili është pagëzuar me emrin Emanuel. Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka ndarë foto në rrjetet sociale me një falënderim për mjekët.
“Gëzim i papërshkruar për familjen Suka me ardhjen në jetë të Emanuelit, fëmijës së 9 të familjes Falenderim prof. Astrit Bimbashi dhe ekipi i maternitetit “Koço Gliozheni” për shërbimin e shkëlqyer.
Familja e Emanuelit përfiton menjëherë bonusin e bebes 120,000 lekë të reja, mbështetjen direkte për çdo të porsalindur”, shkruan ministrja. m.v/Abcnews.al