Gëzim i madh në familjen e Sergio Ramos. Kapiteni i Real Madrid, i cili pak ditë më parë festoi fitimin e titullit kampion me shokët e skuadrës, është bërë sërish baba.
Gruaja e tij, Pilar Rubio ka sjellë në jetë fëmijën e katërt të çiftit, më saktë djalin e katërt (Sergio Jr, Marco dhe Alejandro janë tre djemtë e tjerë).
Maximo Adriano është anëtari më i ri i familjes spanjolle. Bebi ka lindur në orën 18:56 dhe peshon 3.2 kg, duke gëzuar një shëndet të plotë.
Pilar ka publikuar në “Instagram” foton me Sergion dhe Maximo Adrianon, teksa kanë vërshuar urimet e shumta për këtë gëzim dhe moment emocionues. /abcnews.al