Getoar Selimi feston ditëlindjen, Marina Vjollca e uron me fjalët më të veçanta

schedule09:21 - 3 Korrik, 2021

schedule 09:21 - 3 Korrik, 2021

Marina Vjollca dhe Getoar Selimi janë një ndër çiftet më të dashur të showbizzit, të cilët vihen shpesh në qendër të vëmendjes. Ditën e sotme, reperi feston ditëlindjen dhe partnerja e tij i ka dedikuar disa fjalë të ndjera.

“Jam shumë e lumtur që kam një bashkëshort si ti. Çdo ditë është një dhuratë dhe më pëlqen që i ndajmë së bashku. Gëzuar ditëlindjen dhe dije se të dua më shumë se kurrë.”, ka shkruar Marina krahas fotos së Getoarit.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by MARINA VJOLLCA (@marina_vjollca)

Kujtojmë që pak javë më parë, kur Marina festoi përvjetorin e lindjes u surprizua në mënyrën më të bukur nga reperi. Geti i dhuroi një skulpturë me bustin e saj. “Më ke bërë të përjetoj një nga ndjesitë më të bukura në jetë. Të dua pafund jeta ime. @ghettogeasy Veç lumturi më fal.”, shkroi Marina krahas imazheve. /abcnews.al 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!