Getinjo: Kam punuar në ndërtim nga 6:00 e mëngjesit deri në 8:00 të mbrëmjes

schedule14:59 - 8 Dhjetor, 2022

schedule 14:59 - 8 Dhjetor, 2022

Reperi i njohur, Getinjo ndodhet prej disa ditësh pjesë e shtëpisë së famshme “Big Brother VIP Kosova”. Ai ishte i pari që nisi lojën dhe së bashku me 14 personazhe të tjerë po garojnë për çmimin e madh prej 200 mijë eurosh. Gjatë kësaj, kohe VIP-at kanë treguar histori të ndryshme nga jeta e tyre.

Së fundmi, ata po diskutonin për njerëzit që nuk duan të punojnë, edhe Getinjo zbuloi se dikur nga kushtet e dobëta ekonomike ishte detyruar të punonte në ndërtim.

“Unë vet kam hapur kamarier, shankist(menaxher), kam lyer, e kam kapur hilltin (punëtor ndërtimi) në 6:00 të mëngjesit, e kam lëshuar në 8:00 të mbrëmjes”, u shpreh ndër të tjera reperi./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!