Reperi i njohur, Getinjo është shumë aktiv në rrjetet sociale. Ai poston herë pas here foto dhe video. Madje, reagon edhe për situata që lidhen me aktualitetin.
Së fundmi Getinjo, përmes një InstaStory ka bërë thirrje që të mos ketë inat në mes njerëzve.
“Pse kaq shumë inati njerëzit mes vete sot? Diqysh, çdo sen po bohet për inat. Shumë keq! Jetone jetën pa inat pa hile se jetoni ma gjatë”, ka shkruar reperi.
Sa i përket muzikës kënga e fundit e Getinjos titullohet “Njëjtë” dhe ka arritur mbi 200 mijë shikime në YouTube./abcnews.al