Gërryente në malin e Tomorrit, arrestohet 44 vjeçari

schedule20:28 - 9 Janar, 2020

schedule 20:28 - 9 Janar, 2020

Policia e Beratit gjatë ditës së sotme ka shoqëruar një 44 vjeçar pasi është kapur me 3 mjete të tonazhit të rëndë (kamion) të cilat i kishte ngarkuar me gurë dekorativ. Ngarkesa ishte siguruar në zonën e Malit të Tomorrit e cila është një zonë e mbrojtur mjedisore.

Prej kohësh policia është duke vijuar kontrollet për pastrimin e Malit të Tomorit nga eskavatorët dhe mjetet e rënda të cilat marrin gurët dhe gërryejnë zonat e këtij mali.

Materialet për 44 vjeçarin iu kaluan prokurorisë së rrethit për veprime hetimore të mëtejshme.

Njoftimi i policisë:

“Skrapar më datë 08.01.2020, nga ana e Strukturave të Drejtorisë Vendore të Policisë Berat, në bashkëpunim me Strukturat e Komisariatit të Policisë Skrapar, në kuadër të operacionit  “Të luftës kundër shkatërrimit dhe mbrojtjes së Malit të Tomorit”, u rerferuan materialet pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për shtetasin I.L, 44 vjeç banues në  Poliçan, pasi është kapur nga ana e forcave policore me 3 mjete kamion, me targa AA235OP, SK1872A, AA863KV, të ngarkuara me gurë dekorativë.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprën penale “Dëmtimi i habitateve në zonat e mbrojtura mjedisore” të parashikuar nga neni 202/b të K.Penal.

Vazhdon puna për pastrimin e Malit të Tomorit, nga eskavatorët  dhe mjetet e tjera të rënda“./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!