Policia ka proceduar penalisht 2 persona pasi eshte konstatuar se L.K., 56 vjeç, kryente germime me disa mjete ne shtratin e lumit Erzen ndersa D.K., 49 vjeç, është konstatuar nga përfaqësuesit e Drejtorisë Bujqësisë dhe IKMT-së, në një sipërfaqe toke në pronësi të tij, duke bërë gërmime dheu, pa dokumentacionin përkatës.
Njoftimi i policisë:
“Kontrolle të shtuara në të gjithë qarkun e Durrësit, në bashkëpunim me IKMT.
Procedohen penalisht 2 shtetas, për veprat penale “Shpërdorimi i tokës” dhe “Shkatërrim i pronës”.
Në vijim të kontrolleve të vazhdueshme për parandalimin e krimeve mjedisore, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Shijak proceduan penalisht shtetasit:
– D.K., 49 vjeç, banues në Shijak, pasi është konstatuar nga përfaqësuesit e Drejtorisë Bujqësisë dhe IKMT-së, në një sipërfaqe toke në pronësi të tij, duke bërë gërmime dheu, pa dokumentacionin përkatës;
– L.K., 56 vjeç, banues në Durrës, pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë duke kryer gërmime me disa mjete të firmës së tij, pranë shtratit të lumit Erzen, në fshatin Çezmelie, Njësia Administrative Gjepalaj, Shijak.
Nga ana e IKMT-së u vendos masë administrative 2 milion lekë për shtetasin L.K.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme”./abcnews.al