Gerrard përforcon mesfushën, Aston Villa siguron shërbimet e lojtarit të kombatares franceze

schedule11:59 - 23 Maj, 2022

schedule 11:59 - 23 Maj, 2022

Aston Villa ka bërë përforcimin  e parë, teksa ka zyrtarizuar Boubacar Kamara, me të cilin kanë firmosur një kontratë 5-vjeçare.

Klubi nga Birmingemi mori transferoi me parametra zero, 22-vjeçarin e kombëtares franceze, i cili ka bërë një sezon fantastik këtë sezon me Marseille, ku zhvilloi 34 ndeshje duke shënuar edhe një gol.

Mesfushori do t’i bashkohet klubit anglez në fund të muajit qershor kohë kur i përfundon edhe kontrata me francezët, me të cilët ka debutuar për herë të pare në Ligue 1 më 29 tetor të vitit 2017 kur ishte 17 vjeç e 340 ditë kundër Lille.

Trajneri Aston Villa, Steven Gerrard u shpreh shumë i lumtur që një talent si Kamara do t’i bashkohet ekipit të tij duke filluar nga 1 korriku. Ai theksoi se projekti i tij dhe i klubit është përforcimi i skuadrës dhe Kamara është pjesë e rëndësishme e këtij projekti.

/f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!